43 vende të botës kërkojnë një hetim ndërkombëtar të pavarur për vdekjen e Navalny

schedule17:47 - 4 Mars, 2024

schedule 17:47 - 4 Mars, 2024

Gjithsej 43 vende, duke përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, lëshuan këtë të hënë një thirrje të përbashkët për një hetim ndërkombëtar për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, ndërsa ishte në paraburgim në Rusi.

Ne jemi të indinjuar nga vdekja e politikanit opozitar Alexei Navalny, për të cilën Presidenti (i Rusisë) Vladimir Putin dhe autoritetet ruse mbajnë përgjegjësinë përfundimtare,” i tha ambasadorja e BE-së Lotte Knudsen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, në deklaratat e saj në emër të 43 shtete.

Një kritik i vendosur i Vladimir Putinit, Alexei Navalny vdiq më 16 shkurt në rrethana misterioze në një koloni penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar për “ekstremizëm” dhe u varros të premten në Moskë. Vdekja e tij shkaktoi dënimin e vendeve perëndimore.

“Rusia duhet të autorizojë një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e kësaj vdekjeje të papritur”, vlerësojnë 43 vendet, duke theksuar, në një deklaratë për shtyp, se kjo vdekje është “një tjetër tregues i represionit gjithnjë në rritje dhe sistematik në Rusi”.

Këto vende në përgjithësi i bëjnë thirrje Rusisë që të lirojë të burgosurit politikë, gazetarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe kritikët e luftës në Ukrainë.

“I bëjmë thirrje Federatës Ruse t’i japë fund kësaj klime mosndëshkimi dhe të krijojë një mjedis pa rrezik për opozitën politike dhe zërat kritikë”, nënvizojnë ato./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!