43 të infektuar me COVID në vend, asnjë humbje jete në 24 orë

schedule17:15 - 4 Prill, 2022

schedule 17:15 - 4 Prill, 2022

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk ka asnjë humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 833 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki: 30 në Tiranë, 5 në Lushnje, 2 në Gramsh, nga 1 qytetar në Sarandë, Delvinë, Fier, Kavajë, Kamëz, Tropojë.

Janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 62 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,924 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (04 Prill 2022)

Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 62
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 833

Testime totale 1,781,178
Raste pozitive 273,913
Raste të shëruara 269,924
Raste Aktive 497
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274
Vlorë 58
Fier 47
Gjirokastër 27
Elbasan 23
Durrës 15
Kukës 12
Berat 11
Shkodër 10
Korçë 10
Lezhë 8
Dibër 4

/abcnews.al