420 të karantinuar në Durrës deri me 4 gusht, mes tyre 53 fëmijë dhe 13 institucione shtetërore

schedule15:05 - 11 Gusht, 2020

schedule 15:05 - 11 Gusht, 2020

Në rrethin e Durrësit, i dyti pas Tiranës për të prekur me COVID- 19, deri në datën 4 gusht janë karantinuar 420 persona.

“ABC News” ka siguruar proceverbalin e ISHP dhe rezulton se pothuajse të gjitha institucionet shtetërore në Durrës kanë pjesëtarë të stafeve të tyre të karantinuar për shkak të dyshimit për infektim nga COVID-19.

Në total në Durrës janë 13 Institucione Shtetërore ku deri më 4 gusht ka pasur punonjës të karantinuar.

Bashkia e Durrësit, Kadastra, Drejtoria Arsimore, Policia Durrës e Shijak si dhe institucione të tjera arsimore apo parashkollore dogana etj… janë disa nga institucionet e goditura nga koronavirusi.

Deri më 4 gusht rezultojnë të karantinuar 7 personel mjekësor, 3 punonjës në Bashki, tek Universiteti “Aleksandër Moisiu” janë 4 të karantinuar, pedadogogë e studentë.

Në Drejtorinë e Policisë figurojnë në karantinë 3 efektivë.

Në doganë dhe ujësjellës kanalizime aktualisht janë 2, ndërsa në Drejtorinë e Bujqësisë 1.

Të karantinuar janë edhe 3 edukatore kopshti. Në mesin e karantinuarve janë dhe  53 fëmijë dhe 74 pensionistë.

Durrësi ishte qyteti që regjistroi viktimën e parë nga COVID- 19. E moshuara, ndërroi jetë më datë 11 mars, ndërsa pas bërjes së testit, disa ditë më vonë, rezultoi pozitiv edhe mjeku, i cili i kishte shërbyer disa herë të moshuarës.

Virusi është përhapur në të gjithë Durrësin, qytet e fshat, e ndërsa shifrat rriten, ndërgjegjësimi qytetarëve është ende shumë i ulët.

Në qarkun e Durrësit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 29 persona duke e renditur këtë qark të tretin pas Tiranës e Shkodrës.

Aktualisht në Durrës janë 366 raste aktive i dyti pas kryeqytetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!