42 milionë lekë për të “zbutur” Vjosën

schedule17:35 - 11 Tetor, 2018

schedule 17:35 - 11 Tetor, 2018

Për të ulur vërshimet nga lumi Vjosa gjatë stinës së dimrit po ndërtohen panelet në shtratin e tij. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, thotë se ky investim nuk do të shpëtojnë zonën plotësisht nga përmbytja, por do të minimizojë dëmet.

Banorët e Novoselës shpresojnë që këtë dimër të mos përmbyten nga Vjosa. 42 milionë lekë të reja janë hedhur për ndërtimin e pesë paneleve mbrojtëse për të shmangur gërryerjen e lumit. Punimet në krahun e majtë të shtratit të Vjosës kanë nisur prej disa muajsh. Finalizimi i tyre pritet në fund të Tetorit, para se të nisin reshjet.

“Unë mund të them me bindje të plotë, këto përmirësojnë gjendjen, por jo se parandalojnë përmbuytjet. Kjo ka të bëjë me investime të tjera që të bëhen në gjatësinë e Vjosës”.

Në dimër prurjet e Vjosës tek ura e Mifolit janë shkatërruese. Toka të tëra mbulohen me ujë përgjatë zonës së Fierit dhe të Vlorës. Në të kaluarën shumë shtëpi janë përmbytur apo janë dëmtuar. Por ky investim pritet ta zbusë situatën. Megjithatë ende nuk ka një zgjidhje për territore të tjera që preken nga vërshimet e lumenjve./abcnews.al