4000 euro ryshfet për marrjen e gradës, GJKKO jep vendimin për pedagogun e Akademisë së Sigurisë

schedule11:17 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 11:17 - 4 Dhjetor, 2021

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit Krimit të Organizuar  këtë të shtunë ka vendosur që të lërë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurrën dhe efektivin e policisë rrugore Dritan Lelajn.

Arrestimi i tyre është bërë dy ditë më parë nën akuzën për falsifikim të  dokumenteve dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Kryekomisari Qetsor Gurra lektor në Akademinë e Sigurisë, i kishte premtuar inspektorit të policisë rrugore, Dritan Lelajt se do ta favorizonte që të fitonte gradën nënkomisar, kundrejt 4000 eurove./abcneës.al