Po shkon drejt mbylljes edhe procesi i kalimit të pagesave, që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së kishte miratuar t’ua shpërndante kategorive të ndryshme të familjes së futbollit. Sigurisht atyre që u përfshinë në skemën e ndihmës nga FSHF.
Që të nesërmen e shpalljes së ndihmës financiare nga ana e presidentit Duka, menjëherë administrata ka nisur veprimet. Është dashur jo pak kohë, pasi pagesa prej 300 mijë lekësh ka kaluar në drejtpërdrejt në llogaritë e lojtarëve, trajnerëve apo punëtorëve të tjerë të klubeve të futbollit.
Shuma e akorduar nga Buxheti i FSHF-së ka qenë 40 milionë lekë, vetëm për një muaj, ndërkohë që në vijimësi të situatës do të shikohet edhe mundësia për kalimin e pagave të luftës edhe për një muaj të dytë, nëse futbolli nuk do të rinisë. Sipas vendimit të KE, nga kjo paketë përfituan:
- Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
- Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
- Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
- Të gjithë trajnerët e moshave.
- Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër.
- Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër
- Klubet e kampionatit të femrave.
- Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.
Tashmë ka mbetur fare pak për mbylljen e praktikës së kalimit të fondeve të pagës së muajit të emergjencës. /abcnews.al