400 kg kokainë përmes Shqipërisë drejt tregut gjerman, Artan Hoxha: Çfarë synojnë organizatat kriminale

schedule23:24 - 17 Maj, 2021

schedule 23:24 - 17 Maj, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në ABC me Endri Xhafon se droga e kapur sot në Kosovë kishte si destinacion Gjermaninë. Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka organizata kriminale me strukturë të mirëfilltë dhe kjo anën e saj pozitive për shkak se nuk krijohen dot organizata të mëdha, por edhe negative sepse nuk asgjësohen dot.

“Ndryshe nga herët e tjera kur Shqipëria ka bërë ndalime ngarkesash që ishin duke shkuar diku. Çdo polici synon që ta kapë vetë. Nëse kemi të bëjmë me një informacion që nuk e kemi kapur ne, ai dikush e lejon të shkojë te baza e sigurt. Ata kanë vullnetin dhe njohuritë profesionale. Ata e dinë si kapet tigri. Ti nuk mund të shkosh me çark për mi për të kapur tigrin. Kjo nuk ishte e destinuar për tregun shqiptar. Është sasi e madhe dhe është një llokmë e madhe. Kjo ishte e destinuar për tregun gjerman.

Organizatat kriminale synojnë ta zbarkojnë lëndën narkotike në portin më të afërt me tregun. Shqiptarët janë të guximshëm por ende nuk kemi mafie dhe organizata. Ka një strukturë horizontale. Kjo është e mirë se nuk kemi organizata të mëdha por është e keqe se nuk i asgjëson dot. Autoritetet tona dhe ato të Kosovës duhet të hartojnë një strukturë të përbashkët për të goditur krimin e organizuar. Kjo dëshmon sa të avancuara janë grupet kriminale”, deklaroi ai./mv.abcnews.al