Shtypi italian ka publikuar emrin e shqiptarit që humbi jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë.
Viktima është Luan Hakrama 40 vjeç , baba i tre fëmijëve. Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC. Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë. Ndësa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia italiane thotë se dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një prej makinave.
Mendohet gjithashtu që shqiptari të ketë humbur kontrollin e mjetit duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes së rëndë. Aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa qarkullimi në atë aks rrugor u bllokua për disa orë deri sa policia përfundoi mbledhjen e provave dhe bëri rindërtimin e skenës së ngjarjes. /tvklan.al


