4-vjeçari u gjet i pajetë në përrua, banorët: Policia nuk ka marrë asnjë masë, kanali na rrezikon fëmijët

schedule16:02 - 1 Mars, 2020

schedule 16:02 - 1 Mars, 2020

Është gjetur i pajetë në kanalin kullues pranë banesave sociale në shkozë 4-vjeçari i shpallur i humbur më 17 shkurt.

I mituri është gjetur gjatë mesditës së të dielës nga disa fëmijë të cilët po luanin pranë kanalit dhe menjëherë kanë njoftuar prindërit e tyre si dhe policinë. Pas ekspertizës mjeko-ligjore u konfirmua se trupi i pajetë i përkistë 4-vjeçarit K.H që ishte denoncuar nga prindërit.

Fëmijët dhe banorët e komunitetit rom që jetojnë në banesat sociale në Shkozë shprehen se kanali kullues që ndodhet aty pranë përbën rrezik për fëmijët e tyre që luajnë aty çdo ditë.

“Siç u bë për të mund të bëhet edhe për fëmijët e tonë. Policia nuk ka marrë masë. Po të ishtë fëmijë i bardhë a do të ndërhynte policia apo është fëmijë rom dhe nuk na konsiderojnë fare si njerëz”, shprehet një qytetare.

Fëmijët tregojnë se aty luajnë çdo ditë, pavarësisht rrezikut.

“Nuk kemi ku të luajmë, këtu na sollën. Është shumë e rrezikshme por aty luajmë”, shprehen fëmijët.

Një tjetër banor tregon se është shumë e rrëzikshme për fëmijët.

Komuniteti rom që jeton në banesat sociale në Shkozë shprehet se përballen me një sërë problematikash dhe janë lënë në harresë, pasi prej disa javësh nuk furnizohen as me energji elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!