4 viktima, si nisi sherri që solli masakrën me armë në Velipojë

schedule02:20 - 27 Qershor, 2021

schedule 02:20 - 27 Qershor, 2021

Katër jetë u shuan mbrëmjen e sotme në Velipojë si pasojë e një konflikti për shezlongët. Gazetari i ABC, Simon Shkreli ka zbardhur masakrën që tronditi Velipojën dhe pushuesit.

Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj.

Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.

d.b /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!