4 vaksinat në dispozicion për personat mbi 18 vjeç, vendos mjeku i qendrës së vaksinimit

schedule15:55 - 28 Qershor, 2021

schedule 15:55 - 28 Qershor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Të katërta vaksinat në dispozicion do të përdoren për personat mbi 18 vjeç që do të vaksinohen kundër Covid 19 të martën dhe të mërkurën në Shqipëri.

Por se cili do të marrë Phizer, AstraZeneca, Sputnik apo Coronavac do ta vendosë mjeku i qendrës së vaksinimit bazuar në gjendjen shëndetësore të personit.

“Të gjithë qendrat shëndetësore që në fillim të fushatës kanë pasur udhëzim të detajuara dhe të vazhdueshme të cilat janë përditësuar, për të bërë ndarjen se cilët kateguri marrin vaksinën Pfizer, cilët AstraZeneca, cilët Coronavak dhe Sputnik, qëndrat shëndetësore i përdorin udhëzimet në varësi të personave”, ka thënë ajo.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Iria Preza thotë se vaksinën anti Covid do ta marrin të gjithë ata që kanë aplikuar në portalin e –Albania dhe janë njoftuar për qendrën e vaksinimit.

Në bazë të informacionit dhe lajmërimit që kanë marrë personat do të paraqiten në ato pika ku do të bëhet dhe vaksinimi”, është shprehur ajo.

Më 29 dhe 30 qershor këta  mund  të parqiten në  vendin e caktuar me kartë identiteti nga ora tetë e mëngjesit deri në tetë të mbrëmjes.

Me qarkullimin  në Europë të variantit Delta Ministria e Shëndetësisë vendosi dy ditë të hapura për vaksinimin e popullsisë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe shmangien e vatrave të infeksionit. /abcnews.al