Katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi në qendër të Stambollit

schedule16:23 - 13 Nëntor, 2022

schedule 16:23 - 13 Nëntor, 2022

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, ka thënë guvernatori i qytetit turk.

Ali Yerlikaya tha në Twitter se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur nga videot e shumta që qarkullojnë në rrjetet sociale. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.

Korrespondentja e BBC, Orla Guerin, e cila ndodhet në zonë, tha se kishte një prani të madhe policie rreth rrugës Istiklal, e cila ishte rrethuar. Helikopterët po qarkullonin lart ndërsa ambulancat shkonin përpara dhe mbrapa.

Rruga, zakonisht e mbushur me blerës, ishte shënjestruar më parë nga në një sulm vdekjeprurës në vitin 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!