4 të vdekur në pak orë, shkon në 67 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

schedule10:54 - 4 Prill, 2020

schedule 10:54 - 4 Prill, 2020

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë orëvë të fundit prej koronavirusit në Greqi.

Mediat greke njoftojnë se pak më parë ndërroi jetë edhe një burrë 84 vjeçar, i cili po trajtohej në spitalin Evangelismos të Atikas duke e çuar në 67 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi në vend.

Statistikat kanë treguar se koronavirusi vret kryesisht moshat e thyera, megjithatë në Greqi kanë ndërruar jetë edhe persona mes moshës 40-50 vjeçare.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!