4 të arrestuar për skandalin e pagave, eksperti i IT: Pse duhej të prangosej çdo njeri që ka akses tek AKSHI

schedule21:56 - 7 Janar, 2022

schedule 21:56 - 7 Janar, 2022

Katër persona janë vënë sot në pranga pasi akuzohen nga prokuroria se nxorën të dhënat e më shumë se 690 mijë qytetarëve.

Policia arrestoi dy specialistët e IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj si dhe 2 përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, që i blenë të dhënat kundrejt shumave monetare që varionin nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë.

Megjithatë, eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Gent Progni, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, tregon se përse sipas tij, prokuroria e Tiranës ditën e sotme u ofendoi shqiptarëve inteligjencën. Progni ka publikuar disa foto nëpërmjet të cilave shpjegon në mënyrë të thjeshtëzuar sistemin e KSHI-t.

Së pari, ai shpjegon se në deklaratë prokuroria tha sot që të dhënat u morën me USB, por shtohet më tej, “ne kemi ISO dhe sisteme te paguara me miliona euro që nuk duhet të lejojnë aksesim me USB.”

Gent Progni shpjegon më tej se databazat kanë kryqëzim të dhënash dhe ky si proces mund të bëhet vetëm në nivel 2, pra IT i tatimeve nuk ka akses në më shumë se një server, ai i tatimeve. Mjaftojnë vetëm këto dy fakte, sipas ekspertit, që të arrestohej çdo njeri që ka akses tek AKSHI.

GENT PROGNI NË FACEBOOK

Ja pse sot , prokuroria , na ofendoi tejmase inteligjencen !!!!
Ne fotot me poshte po ju sjell sistemin e sakte dhe te thjeshtezuar te AKSHI ,GG , E-Albania etj …
Po e nis me implikimin qe vete prokuroria i beri AKSHI … Ne deklarate u tha qe jane marre me USB , por ne kemi ISO dhe sisteme te paguara me miliona euro qe nuk duhet te lejojne aksesim USB . Titullai ska pergjegjesi ??!! Punonjesi i AKSHI ka nderhyre thane ne sistem dhe jane derguar me e-mail … Perseri kemi shkelje te sigurise ISO … Titullari ska prap pergjegjesi ??!!
Vazhdojme me pjesen me te rende te situates .
Databazat kane kryqezim te dhenash (shpjeguar : te dhena qe ndodhen ne me shume se nje server) , kryqezimi i tyre mund te behet vetem ne nivel 2 (si ne skeme) , pra IT i tatimeve (punonjes i AKSHI) nuk ka akses ne me shume se nje server (tatime) .
Ktu fillon problematika e nje hetimi jo te sakte (apo te qellimshem). Nese vertet do kishim nje gjygjesor te riformuar dhe hetim te riformuar me gjoja reforma ne drejtesi , mjaftojne keto dy fakte qe te arrestohej cdo njeri qe ka akses ne AKSHI .
Do bej disa pyetje per reformen ne drejtesi :
Cfare lidhje kane punonjes apo ish punonjes ne AKSHI me subjektin politik te perfshire ne kete rast ??
Cfare lidhje kane kompanite qe kane perfituar tendera ne AKSHI me subjektin politik ??
Pse nuk hetohet pasuria e titullarit te AKSHI ??
Pse nuk nis nje hetim administrativ , mqs konkluzionet tregonin shperdorim detyre me tendera dhe pune te pabera ??
Foto 1 (skema e thjeshtezuar)
Foto 2-3 (sistemet e sakta ne leter nga AKSHI)