Në qytetin e Gramshit janë konfirmuar 4 raste të infektuar me koronavirus nga testimet që janë bërë.
Gazetari i Abc News Aldo Kozarja raporton se të 4 rastet janë kontakte të 8 punonjësve të policisë dhe 4 mësuesve të konfirmuar me Covid në këtë qytet. Shifrat do të zyrtarizohen në përditësimin e nesërm nga Ministria e Shëndetësisë.
Fatkeqësisht sot 4 pacientë të infektuar me covid nuk e fituan betejën duke ndërruar jetë. Por lajmi i mirë ishte se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë .
Ndërkohë që sot janë shënuar 132 raste të reja. db/Abcnews.al