4 qytetarë humbin betejën me COVID në vend, 406 të infektuar

schedule19:31 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 19:31 - 3 Dhjetor, 2021

4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. “Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç”, raporton ministria e Shëndetësisë.

Në të gjithë vendin janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 406 qytetarë. Rastet pozitive janë në këto bashki: 185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 6551 pacientë aktivë me COVID19.  Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon ministria.

Statistika (3 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 406
Të shëruar në 24 orë 484
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2506

Testime totale 1,400,658
Raste pozitive 201,045
Raste të shëruara 191,386
Raste Aktive 6,551
Humbje jete 3,108

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3318
Fier 645
Gjirokastër 534
Shkodër 461
Berat 351
Durrës 345
Elbasan 299
Vlorë 213
Lezhë 146
Korçë 129
Dibër 67
Kukës 43

be.k/abcnews.al