4 persona digjen brenda makinës, tragjedia e dytë brenda 24 orëve në Turqi

schedule11:25 - 28 Gusht, 2021

schedule 11:25 - 28 Gusht, 2021

Aksidentet janë kthyer në një problem tepër serioz për Turqinë. Dhjetra persona humbin jetën çdo ditë në rrugët e këtij vendi për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së kujdesit nga shoferët.

Një ditë më parë ndërruan jetë 6 persona në Konya pasi një kamion përplasin makinën plotë me njerës, ndërsa sot 4 të tjerë janë djegur të gjallë në automjet.

Mediat lokale bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pranë Izmirit, kur një makinë me katër persona brenda u godit nga pas nga një tjetër automjet duke marrë flakë menjëherë.

Të katërt pasagjerët nuk patën mundësi të dalin prej makinës duke ndërruar jetë mes flakëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!