4 oferta për Griezmann, kjo indicie qartëson të ardhmen e tij me Barcelonën

schedule19:36 - 22 Mars, 2020

schedule 19:36 - 22 Mars, 2020

Antoine Griezmann ka hasur shumë vështirësi në sezonin e parë me Barcelonën. 8 gola dhe kampionat dhe 2 në Champions League, në 33 ndeshje të zhvilluara në total, janë shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij.

Fakti që nuk është aktivizuar në majë të sulmit është një nga shkaqet, teksa skuadra si PSG, Chelsea, Manchester United dhe Arsenal po monitorojnë me kujdes situatën e francezit. Kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milion euro, por Mundo Deportivo është e sigurt që Griezmann nuk do të largohet.

Sipas të përditshmes spanjolle, 29-vjeçari dhe Leo Messi janë zgjedhur nga klubi për të marrë pjesë në seancën fotografike të prezantimit të fanellave të sezonit të ardhshëm. Një indicie që konfirmon raportin e mirë mes kampionit të botës dhe klubit katalanas, edhe pse rikthimi i Neymar lë të hapur çdo mundësi në lidhje me të ardhmen e Griezmann. /abcnews.al