4 mijë teste koronavirusi në 24 ore! Vjen super pajisja në Shqipëri

schedule23:04 - 25 Mars, 2020

schedule 23:04 - 25 Mars, 2020

Në studion e emisionit “Opinion” Drejtori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu u shpreh se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisjeje, e cila lejon një testim të shpejtë në analizat për koronavirus.

Kjo pajisje, tashmë e përdorur edhe në vende të tjera, mundëson realizimin e më shumë se 4 mijë testeve në 24 orë.

Allajbeu tha se javën e ardhshme pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisjeje, ku përgjigjet e testit sigurohen për 2 orë. Por mjeku tha se pritet të fillojnë edhe testimet e shpejta që bëhen nga gjaku dhe ku përgjigjet dalin për 10 apo 15 minuta.

“Bota ishte e papërgatitur dhe sot testet po bëhen me pajisje që kanë qenë. Spitali po punon për të bërë të mundur bërjen e më shumë se 4000 testeve në ditë përmes pajisjes Roche. Pajisjen e kemi por problemi është furnizimi me reagent që mund të na vijë javën tjetër. Testi i gjakut që mat IKG është testi që tregon se personi është i imunizuar nga virusi. Virusi ka ardhur shumë më përpara se ne ta kemi ditur dhe një pjesë e jona e ka kaluar në heshtje. Pas dy javësh do të jetë dhe piku i kësaj sëmundje. Pas dy javësh ne do të arrijmë pikun dhe do të preket një përqindje e caktuar e popullatës që nuk do të mjaftohet për imunizimin e tufes ai do të vijë sërish në shtator. Ideja është se 60-70 % e popullatës dhe ky do të rikthehet derisa të dalë vaksina. Në shtator do të jetë më i butë por ne duhet të bëhemi gati se ku do të qëndrojmë ne me imunizimin e popullatës deri në mes të majit për të vijuar më pas në shtator,” është shprehur Allajbeu.

Më tej gjatë bisedës në studio, Allajbeu është shprehur se Covid-19 mund të jetë me të vërtetë një virus i krijuar në laborator nga kinezët.

“Realisht ka shumë arsye të mendojmë se ky virus është prodhuar në laborator duke parë dhe mënyrën se si u menaxhua nga qeveria kineze. Autoritete kineze që kishin prekjen na virusi nuk është se e bënë transparentë nuk është se dhe mjekët dhanë informacione me mjekët ne Evropianë kjo e la në terr çdo gjë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!