4 mësues të infektuar e Covid, mbyllet shkolla në Krujë

schedule08:17 - 20 Nëntor, 2020

schedule 08:17 - 20 Nëntor, 2020

Është rritur numri i mësuesve të infektuar me koronavirus në Krujë.

Burime për ABC bëjnë me dije se si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me Covid është mbyllur një shkollë në Krujë, pasi katër mësues kanë rezultuar pozitiv.

Ndër të tjera mësohet se mësimi në këtë shkollë do të pezullohet për 10 ditë deri në një urdhër të dytë.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë. e.su./abcnews.al