4 gjinekologë nga Tirana për operacione në spitalin e Dibrës

schedule14:14 - 27 Mars, 2018

schedule 14:14 - 27 Mars, 2018

Prej shumë kohësh spitali i Dibrës vuante nga mungesa e mjekëve specialistë. Por me fillimin e patronazhimit, mjekë nga Tirana po shkojnë për të kryer operacione dhe ekzaminimet e planifikuara.

Nga Tirana për operacione në spitalin e Dibrës. Kësaj here katër mjekë të spitalit gjinekologjik Mbreteresha Gjeraldine që do të qëndrojnë tri ditë. Do të realizojnë operacione të planifikuara dhe ekzaminime.

Në grupin e tyre edhe drejtoresha e spitalit Eliona Demaliaj.

“Në këtë mënyrë u japim shërbim grave afër shtëpisë së tyre, por edhe me cilësi të lartë e në kohë reale”- tha Eliona Demaliaj drejtoresha e spitalit gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Prej dy muajsh ka nisur sistemi i patronazhimit në spitalin Rajonal të Dibrës, ç’ka ka bërë që pacientët të marrin shërbime të specializuara nga mjekë me përvojë të ardhur nga Tirana.

“Janë tre mjekë dhe po bëjnë vizita e operacione të planifikuara dhe do jenë në ndihmë të pacientëve, nuk do lëvizin në Tiranë, po do jenë mjekët e Tiranës këtu te ne” – tha drejtori i spitalit Spartak Koltraka.

Dr. Bajram Balliu eshte mjeku gjinekolog i spitalit Peshkopi i cili prej gati dy vitesh ka perballuar i vetem gjithe fluksin e pacienteve te Dibres dhe Bulqizes.

“Ndihma e këtyre është e mirëpritur, ne do përfitojmë nga përvoja dhe ndihma e tyre. Shpresojmë që numri i pacientëve që ikin nga Dibra për t’u operuar në Tiranë të shkojë drejt zeros”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!