“4 efektivët e policisë në Has kanë pasur kontakte”, Basha: Numri i testimeve shumë i ulët

schedule23:04 - 6 Prill, 2020

schedule 23:04 - 6 Prill, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi edhe një herë që të rritet numri i testimeve për të përballuar situatën nga koronavirusi.

Basha gjatë një lidhje për emisionin “Opinion” iu referua rastit të raportuar më herët në abcnews.al  se tre efektivë policie janë raportuar me COVID-19 në Has, të cilët janë infektuar nga kolegu i tyre.

Kryedemokrati tha se vetëm me rritjen e testimeve do të mund t’ia dalim për të përballuar situatën dhe për të mos zgjatur mbylljen.

Ne duhet të kemi informacion sa më të saktë për gjendjen. Nëse testimet tona mbeten nga më të ulëta atëherë përmasat janë më të vogla se reale. Zinxhiri i infeksionit mund të ndërpritet vetëm duke testuar. Do zgjatet karantina dhe kriza ekonomia, do shtohen kostot.

Po them që Shqipëria nuk mund të ketë më pak testime se Maqedonia e Veriut. Shifrat janë shumë dëshpëruese. Në Maqedoni ka 5500, në Shqipëri 2 mijë e ca testime. Për çdo të infektuar ne bëjmë katër testime, ndërkohë që mesatarja është 12 testime.

Është fare e qartë, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Evropë. Mos harroni që Shqipëria pati një ekspozim shumë të madh. Katër efektivë të Policisë së Shtetit në Has janë raportuar me koronavirus. Kanë pasur kontakt me kolegët”, deklaroi Basha.

Më tej Basha tha se ka kërkuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare si dhe transparencë për numrin e tamponëve. “Kam parë një studim në ‘Time’ që tregon se sekreti i Venetos që ka më pak vdekje është se ka testuar më shumë. Një nga kyçet e suksesit në Gjermani është rritja e testimeve. Që të kemi një strategji exit duhet të ndërtojmë një strategji”, tha ai.