4 ditë para vizitës në Athinë, Rama niset për në Turqi

schedule16:21 - 11 Shtator, 2020

schedule 16:21 - 11 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka udhëtuar për në Turqi ku do të zhvillojë një vizitë informale. Nuk dihet qëllimi i vizitës dhe takimet që do të zhvillojë në Turqi, por këto ditë janë intensive për kreun e qeverisë shqiptare, pasi nga Ankaraja do të udhëtojë drejt Athinës në 15 dhe 16 shtator në cilësinë e kreut të OSBE-së.

Dy vendet, Athina dhe Ankaraja janë në një konflikt të hapur për shkak të përplasjes për çështjen e detit. Në 16 shtator në Athinë do të zhvillohet një konferencë, e cila do të përqendrohet në kohezionin e BE-së, krizën në Mesdheun lindor, emigracionin, menaxhimin e situatës nga koronavirusi, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, sipërmarrjen, investimet dhe tregun e energjisë.

Pas Turqisë dhe Greqisë, Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë në Berlin./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!