389 viktima dhe mbi 155 mijë raste të reja me COVID në Itali

schedule20:23 - 27 Janar, 2022

schedule 20:23 - 27 Janar, 2022

155.697 raste të reja me COVID janë shënuar në 24 orët e fundit në Itali.

Që nga fillimi i pandemisë numri i personave të infektuar me COVID shkon në 10,539,601 (përfshirë të shëruar dhe të vdekur).

Betejën me COVID sot e kanë humbur 389 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 145,159 që nga shkurti 2020.

Personat në terapi intensive dhe shtrimet në spital vazhdojnë të bien. Janë 1645 persona në terapi intensive, 20 më pak se dje. /abcnews.al