VIDEO/ 380 mijë USD flori dhe ora, policët turq nuk po u besonin syve: “Gabimi” që çoi në kapjen e shqiptares në aeroportin e Stambollit

schedule15:12 - 12 Shkurt, 2022

schedule 15:12 - 12 Shkurt, 2022

Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit.

Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogram; një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.

Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.

Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orave të shtrenjta.

E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milion lira turke ose rreth 370 mijë dollar amerikan. /abcnews.al