38 të shtruar dhe 7 në terapi intensive, si është gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID

schedule11:12 - 7 Maj, 2020

schedule 11:12 - 7 Maj, 2020

Në dy spitalet COVID janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Lajmi i bë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në përditësimin e sotëm për situatën e koronavirusit.

Ndërkohë që në dy spitalet COVID ditën e djeshme, siç raportoi ISHP, kemi pasur 36 pacientë të shtruar, 8 prej të cilëve ndodheshin në terapi intensive.

“Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë”.

Gjithashtu kërkohet që qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

Lexo edhe: Shërohen 605 persona nga koronavirusi, vetëm 206 janë raste aktive

Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!