37 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shkon në 51 numri i viktimave

schedule14:04 - 19 Prill, 2020

schedule 14:04 - 19 Prill, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë  e Veriut janë shënuar 37 raste të reja të prekur nga koronavirusi ndërkohë që 2 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 51 numrin e viktimave.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se viktimat janë të moshave 66 dhe 83 vjeç.

Ndërkohë 15 pacientë janë shëruar. Bashkë me rastet e reja shkon në 1207 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe: Konfirmohen 30 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 510 numri i të infektuarve

Rastet e reja në 24 orët e fundit

Shkup, 8 raste

Kumanovë, 8 raste

Prilep, 5 raste

Tetovë, 3 raste

Veles, 3 raste Ohër 8 raste

Koçan,1  rast

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!