3,7 mln euro për restaurimin e sallës së koncerteve të Universitetit të Arteve, investim i TAP e qeverisë

schedule16:58 - 15 Shkurt, 2021

schedule 16:58 - 15 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Në skenën e Universiteti të Arteve,  u nënshkrua marrëveshja  për restaurimin e sallës së koncerteve mes ministrisë së Kulturës e kompaninë TAP. Rikonstruksionin dhe rinovimi kap shifrën e 3,7 milionë euro.

“Rreth 3.7 milionë euro, ndër të cila 1.7 janë të mbuluara nga TAP, pjesa tjetër nga qeveria shqiptare,” u shpreh Margariti.

TAP ka investuar projektin e fizibilitetit dhe atë restaurues të ideuar nga studio Atelier 4 e përzgjedhur  nga financuesi TAP.  Studio atelier 4 ka realizuar eh projektin e art turbinës dhe rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Përveç studimit të vizibilitetit nga gushti i vitit 2020, është kryer edhe faza projektuese e projektit në bashkëpunim me universitetin e Firences.”

Rektori i universitetit të arteve Kastriot Çaushi, theksin e vë të cilësia akustike e kësaj salle , e cila shpreson që t’i ruhet edhe pas  fazës restauruese.

“Të jemi të sigurt që edhe një spektator atje në fund, pa mikrofon, na ka dëgjuar. Gjithë këto vlera që ka kjo arkitekturë besoj se do të jenë baza e ndërtimit të një impianti me këto flera, plus edhe vlerat që ka koha.”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, thotë se do të ruhen vlerat historike , por duke u ndërthurur me teknologjinë moderne,  punimet priten të nisin  pas mbarimit të konkursit të tenderimit

Hapësira e kësaj salle që prej vitit 1966 nuk ka pasur asnjë ndërhyrje serioze. Investimi u cilësua  si një projekt me impakt social që do t’i shërbejë edhe për vitet e ardhshme brezave që vijnë. Rikonstruksioni synon t’i rikthejë identitetin e kulturës dhe vlerave që ka kjo sallë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!