360 milion £ operacion, zbulohet skenari i bujshëm për Mbappe-CR7

schedule11:08 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:08 - 16 Tetor, 2020

Transferimi më i bujshëm! Kylian Mbappe mund të transferohet në verë në Serie A dhe së fundmi raportohet se Juventusi po përgatitet një ofertë të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për një operacion që kap shifrën e 360 milion sterlinave, ndërkohë që në drejtim të PSg do të shkojë një tjetër i madh. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon.

Portugezi është lakuar shpesh si një opsion për francezët, kurse për Mbappe thuhet se ai mendon më së shumti për kalimin te spanjollët e Real Madrid.

Aty ai do të vihej nën urdhrat e idhullit të tij, Zinedine Zidane. Gjithsesi kalimi te Juventusi do të vendoste një rekord të ri transferimi, që aktualisht mbahet nga Neymar që kaloi te PSG për 223 milion euro. /abcnews.al