Një 36 vjeçare nga Kosova, e prekur nga COVID, ka ndërruar jetë dy ditë pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj.
Sipas bashkëshortit të viktimës, Jeton Nimani nga Banja e Pejës së Istogut, gruaja e tij Vera Shotanaj u infektua me virus në një event familjar, dhe nuk ishte e vaksinuar me asnjë dozë vaksine.
Ndonëse 36 vjeçarja nuk ia doli, foshnja po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, dhe është në një gjendje të qëndrueshme.
Viktima ka lënë pas edhe gjashtë fëmijë tjerë të vegjël dhe me kushte jo të mira ekonomike.
Kryefamiljari tregon se jetojnë me qira dhe pas kësaj situate ka një lutje për të gjithë vullnetmirët që ta ndihmojë sado pak ndokush në rrethanat në të cilat gjendet. m.v/abcnews.al