36-vjeçari i bën “gjëmën” kushërirës, fut të dashurën në autobus dhe i merr valixhen me lekë

schedule08:35 - 6 Janar, 2022

schedule 08:35 - 6 Janar, 2022

Dy persona, një 36-vjeçar me të dashurën janë shpallur në kërkim nga policia për vjedhjen e një valixheje me rreth 18 milionë lekë dhe bizhuterish floriri. Sipas policisë Lefter Dauti, që njihej edhe me emrat Spartak dhe Korab sapo më mësuar se kushërira e tij me inicialet K. Gj. do të udhëtonte nga Peshkopia drejt Tiranës me një valixhe me para organizoi skemën e vjedhjes së bashku me të dashurën e tij Qamile Hakorja 26 vjeçe. Në çantë ndodheshin 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri.

E dashura e organizatorit është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte kushërira e 36-vjeçarit dhe pasi ka zbritur në Tiranë ka marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet kur e dashura e organizatorit lëviz me çantën që kishte lekët brenda.

Pas denoncimit të kushërirës, policia ka arritur që të zbulojë hajdutët duke sekuestruar 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri. Në kërkim vijojnë që të jenë 36-vjeçari me të dashurën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim./ Abcnews.al