36 pacientë me Covid-19 të shtruar në spital, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

schedule11:35 - 26 Prill, 2020

schedule 11:35 - 26 Prill, 2020

Nga 288 të sëmurë aktivë me koronavirus në Shqipëri, 36 pacientë janë të shtruar në spital. 30 prej tyre vijojnë të marrin shërbim mjekësor tek Spitali Infektiv, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Ndërkohë 6 pacientë janë shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku  dy prej tyre janë në gjendje shëndetësore të rënduar.

LEXO EDHE: Rritet numri i të infektuarve, konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar.2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë”, njofton Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!