“3500 euro ose do të vras”, kërcënonte italianët me mesazhe, arrestohet i riu shqiptar, u dëbua vjet

schedule23:51 - 3 Nëntor, 2021

schedule 23:51 - 3 Nëntor, 2021

Një 22-vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme në Itali pasi që prej tetorit të vitit të kaluar kërcënonte qytetarët italianë duke u dërguar një mesazh në celular.  Ai u thoshte atyre se në rast se nuk i jepnin 3500 euro, do t’i vriste.

Pas një kohe të gjatë hetimesh, policia italiane arriti të lokalizojë dhe të vërë në pranga të riun shqiptar.

Pas verifikimeve, rezultoi se 22-vjeçari shqiptar ishte dëbuar me herët nga Italia, në maj të vitit të kaluar, dhe kishte arritur të rikthehej sërish në mënyrë ilegale. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!