35 vite me PPP, shpallet fituesi i koncesionit të portit turistik të Vlorës

schedule16:23 - 29 Mars, 2021

schedule 16:23 - 29 Mars, 2021

Pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit është shpallur fituesi i koncesionit për portin turistik të Vlorës. Fitues i PPP-së me vlerë investimi 22.8 milionë euro pa TVSH është bashkimi i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd,  “Brunes” sh.p.k.  dhe “Ndregjoni” sh.p.k.

Porti turistik do të menaxhohet nga privati për 35 vite, njoftoi ministria e Infrastrukturës. Pjesë e garës ishin edhe kompanitë “Albavia” sh.p.k që ofroi 1.8 miliardë lekë dhe “Gjikuria” sh.p.k 22.7 milionë euro. Të dyja kompanitë janë skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Objektivi i qeverisë është që përmes PPP-së, Triportin në Vlorë ta kthejë në një port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual të behet një port turistik, ashtu sikur parashikohet që të ndodhë në Durrës.

Njoftimi i plote për shpalljen e PPP-së
MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT
Për: Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k. / NUIS M01324008A, “Marina Projects” ltd / me numër regjistrimi në Angli 04182366, “Brunes” sh.p.k. / NUIS K37125203H dhe “Ndregjoni” sh.p.k. / NUIS K37125203H, me adresë: Farkë, Lundër Lobby Home, Rruga Nacionale Tiranë – Elbasan, Tiranë.

Procedura konkurruese: Dhënia me Koncesion/PPP të një porti turistik në qytetin e Vlorës “Marina Vlorë”, propozim i pakërkuar. Përshkrim i shkurtër i kontratës: Projektim, financim, ndërtim, vënie në operim, administrim dhe mirëmbajtjen e një porti turistik në qytetin e Vlorës “Marina Vlorë”, me vendndodhje në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti.

Kohëzgjatja e kontratës së Koncesionit/PPP: 35 vjet.Buletini Nr. 45 datë 29 Mars 2021 Agjencia e Prokurimit Publik Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 386/410 Buletini i njoftimeve Publike nr. 3 datë 11.01.2021. Njoftojmë se, ka qenë pjesëmarrës në procedurë këto ofertues me ofertat përkatëse të ofruara:

Shoqëria “Albavia” sh.p.k me vlerë investimi prej 1’876’427’700 lekë pa TVSH.
Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k me vlerë investimi prej 22’725’572 Euro pa TVSH.
Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k. / NUIS M01324008A, “Marina Projects” ltd / me numër regjistrimi në Angli 04182366, “Brunes” sh.p.k. / NUIS
K37125203H dhe “Ndregjoni” sh.p.k. / NUIS K37125203H, me vlerë investimi prej 22’842’417 Euro pa TVSH.

Është skualifikuar ofertuesi i mëposhtëm:
1. Shoqëria “Albavia” sh.p.k
2. Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k

Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:
Shoqëria “Albavia” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumenteve të Koncesionit/PPP. Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar të vitit ushtrimor 2018, (përfshirë opinionin e auditorit), të certifikuara nga një subjekt i jashtëm i licencuar auditi; nuk ka plotësuar kriterin financiar nr. 2 “Kapitali i Vet (totali i aktivit minus totalin e detyrimeve) i vitit të fundit ushtrimor (2019) të jetë të paktën sa 40% (dyzet përqind) e vlerës së investimit të përgjithshëm (pa TVSH) të propozuar nga ofertuesi”; nuk ka paraqitur Dokumente të lëshuara nga institucione financiare të besueshme, këto sipas kërkesës së nënpikës 1.2. “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.

Gjithashtu, nuk ka plotësuar kriterin kualifikues të zërit “Projektim”, pasi nuk ka dorëzuar një Licencë të vlefshme Profesionale, si dhe Ofertuesi nuk ka paraqitur eksperiencë të provuar të dizejnimit dhe shpërndarjes së marinave të klasit botëror që i lejon ata të arrijnë njohjen e industrisë dhe akreditim ndërkombëtar, sipas kërkesës të pikës 3 të nënpikës 1.3. “Kapaciteti teknik” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
*
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëron Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k. / NUIS M01324008A, “Marina Projects” ltd / me numër regjistrimi në Angli 04182366, “Brunes” sh.p.k. / NUIS K37125203H dhe “Ndregjoni” sh.p.k. / NUIS K37125203H, me adresë Farkë, Lundër Lobby Home, Rruga Nacionale Tiranë – Elbasan, Tiranë, se oferta e paraqitur më datë 26 Shkurt 2021, për marrjen me Koncesion/PPP të një porti turistik në qytetin e Vlorës “Marina Vlorë”, është pranuar. Afati i negocimit të Kontratës tuaj do të jetë 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit. / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!