Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

35 viktima nga COVID-19 në Greqi, mbi 2700 të infektuar

schedule17:01 - 3 Shtator, 2021

schedule 17:01 - 3 Shtator, 2021

35 është numri i viktimave në 24 orët e fundit në Greqi nga COVID-19. Rastet arritën në 2729.

Në të njëjtën kohë 364 pacientë janë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv duke u trajtuar pas infektimit dhe gjendjes së rënduar nga sëmundja.

Krahasuar me ditën e djeshme, sot në vendin fqinj janë shënuar dy viktima më shumë dhe më pak raste infektimesh, pasi të enjten ishin 2840.



Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë shënuar 13813 viktima, 95.3% e personave që ndërruan jetë kishin një sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.

Variantet e reja të COVID-19 në Greqi kanë ndikuar në rritjen e rasteve dhe fataliteteve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!