Koronavirusi ka infektuar mbi 4 milion persona në të gjithë botën deri më tani.
Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, të paktën 4,056,078 persona janë infektuar me koronavirus rreth e qark botës deri në këtë moment ( 09.05.2020/ 18:32).
Ndërsa, si pasojë e koronavirusit, në të gjithë globin, deri më tani kanë humbur jetën 277,891 persona. Nga ana tjetër, numri i personave që e kanë fituar betejën me Covid-19 në të gjithë botën është 1,411,423.
Deri më tani vendet më të prekura nga pandemia janë SHBA-të, me 1,326,902 të infektuar dhe 78,790 viktima. Spanja ku numërohen 262,783 të infektuar dhe 26,478 viktima dhe Italia me 218,268 të infektuar dhe 30,395 viktima.
Pjesa më e madhe e Evropës ndodhet në fazën e dytë të planeve për menaxhimin e krizës të shkaktuar nga koronavirusi. Por, në disa vende të tjera si Rusia apo India numri i të infektuarve me virusin korona po rritet me ritme shqetësuese. /abcnews.al/