349 “mina me sahat”, ku janë rastet aktive me koronavirus në të gjithë vendin

schedule11:37 - 11 Qershor, 2020

schedule 11:37 - 11 Qershor, 2020

ISHP konfirmoi sot 44 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1 385 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë.

Nga këta, shumica dërrmuese janë shëruar ndërsa mbeten ende aktivë 349 raste.

Lexo edhe: “Virulenca e virusit ka rënë”: Pipero flet edhe për gjendjen e pacientëve në spital

Shumica dërrmuese e tyre janë në Tiranë, plot 211 të tillë. Ndërkohë, Shkodra ka 42 raste aktive, e ndjekur nga Kruja me 32 raste dhe Kamza me 23 raste.

Durrësi shfaqet gjithashtu problematik me 16 raste. 9 raste janë në Mat, ndërsa 5 raste aktive numërohen në Lushnje, e ndjekur me 2 raste nga Tropoja.

Ndërkoh, Korça, Librazhdi, Mallakastra, Puka, Lezha, Berati, Ura Vajgurore dhe Elbasani kanë nga 1 rast aktiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas rretheve:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!