344 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

schedule11:10 - 2 Korrik, 2022

schedule 11:10 - 2 Korrik, 2022

Qindra fëmijë ukrainas janë vrarë në sulmet ruse që nga fillimi i konfliktit në shkurt, sipas zyrtarëve ukrainas. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se 344 fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 640 janë plagosur në luftë, shkruan skynews.

Megjithatë, ka të ngjarë që ky numër të rritet. Shumica e fëmijëve të vrarë janë raportuar në rajonin lindor të Donetskut, ku janë përqëndruar sulmet gjatë javëve të fundit. Megjithatë, rreth 185 viktima u raportuan në Kharkiv, 116 në rajonin e Kievit, 68 në Chernihiv dhe 61 në Luhansk.

Viktimat e tjera janë raportuar në Mykolaiv, Kherson dhe Zaporizhia.

“2,102 institucione arsimore u dëmtuan për shkak të bombardimeve dhe nga forcat e armatosura të Federatës Ruse. Prej tyre, 215 janë shkatërruar plotësisht”, thanë autoritetet ukrainase.

/abcnews.al