34 udhër arreste nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik klandestinësh

schedule16:00 - 2 Shkurt, 2019

schedule 16:00 - 2 Shkurt, 2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 34 urdhër arreste kundër trafikut të qenieve njerëzore. Në qendër të aksionit është kapja e personave që dyshohet se kryejnë trafikim të qenieve njerëzore, kryesisht drejt SHBA, Kanadasë e Anglisë. Arrestimet janë kryer në qytetet Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. Dyshohet se të arrestuarit, përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit. Të përfshirë në këtë organizatë kriminale janë punonjës të policisë në pikat e kalimit kufitar në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës. Ky operacion vjen në vazhdim të një aksioni të mëparshëm, të zhvilluar në Tetor të vitit të kaluar dhe mars, ku u shkatërruan 7 grupe kriminale, që bashkëvepronin me njëri-tjetrin, për trafikimin e qenieve njerëzore. /abcnews.al