320 milion lekë, ose jashtë kupave të Europës: Vllaznia në hall të madh!

schedule08:04 - 23 Shkurt, 2021

schedule 08:04 - 23 Shkurt, 2021

Vllaznia e këtij sezoni po bën paraqitje të mira dhe kryeson kampionatin me meritë, por mëkatet e së shkuarës mund të bëhen pengesë për shkodranët. Kuqeblutë rrezikojnë licencimin për të marrë pjesë në kupat e Europës.

Shkak është borxhi i madh që klubi shkodran ka ndaj tatimeve. Bëhet fjalë për një shumë që kap vlerën e 1.6 miliard lekëvë, shumë ku përfshihen edhe kamatat e gjobat për mospagesën në kohë të detyrimeve tatimore.

Sikurse raporton e përditshmja sportive “Panorama Sport”, referuar burimeve pranë Drejtorisë së Tatimeve, dega Shkodër, Vllaznisë i duhet të paguajë 20 për qind të shumës së borxhit, në mënyrë që të nënshkruajë një marrëveshje për ta shlyer pjesën tjetër të borxhit me këste.

Praktikisht kuqeblutë duhet të paguajnë rreth 320 milion lekë për të bërë marrëveshjes, që u hap atyre rrugën e licencimit nga UEFA. Afati për ta bërë diçka të tillë është 31 marsi dhe në kampin shkodran duhet të gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që licencimi të mos jetë pengesë për të luajtur në kupat e Europës në një vit ku sportivisht Vllaznia po arrin shumë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!