32 të arrestuar, policë e avokatë, të gjithë në sallë, gjyqtari ne Vlorë injoron Covid-in

schedule12:00 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 12:00 - 16 Dhjetor, 2020

Seanca e sotme gjyqësore për 32 të arrestuarit për kultivim lëndësh narkotike në Vlorë është mbajtur kundër protokolleve shëndetësore anti-Covid.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, në sallë ndodhen 32 të arrestuar dhe shumë forca policie. Në sallë, një prej avokatëve mbrojtës ka kërkuar për klientin e tij të merret parasysh shfaqja e simptomave të Covid-19.

Kjo kërkesë, është paraqitur edhe më herët por nuk është marrë në konsideratë.

Mes të arrestuarve ky është rasti i dytë që shfaq shenja të koronavirusit. Një tjetër i akuzuar do të njihet me rivlerësimin e masës në banesë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!