Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës anti-COVID.
Prej tyre 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se aktualisht janë aktivë më koronavirus 314 qytetarë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157, 971. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 989 persona. Autoritetet theksojnë se situata epidemiologjike është e qëndrueshme. /abcnews.al