300 kg e “bardhë” në Selanik, njëri prej të arrestuarve në kërkim ndërkombëtar, kishte djegur për së gjalli një person

schedule14:38 - 10 Qershor, 2022

schedule 14:38 - 10 Qershor, 2022

Mediet greke kanë publikuar fotot e katër britanikëve që transportuan në Selanik 300 kilogramë kokainë nga Kolumbia me vlerë rreth 14 mln euro.

Katër anglezët e arrestuar nga operacioni i madh policor i zhvilluar në Selanik për çmontimin e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës , gjatë të cilit u konfiskuan 300 kilogramë kokainë , janë dërguar pasditen e sotme në Gjykatën e Selanikut .

Sipas informacioneve, njëri nga katër të arrestuarit është vëllai i kreut të kartelit të drogës, ndërsa për tij ka  një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi ka  djegur për së gjalli një person  në Britani.

Prokurori ka proceduar penalisht katër të huajt për krime.

Akuzat ndaj tyre janë për trafik droge me përfitim mbi 75 mijë euro , formim dhe anëtarësim në organizatë kriminale, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Njëri prej të akuzuarve akuzohet edhe për veprën e dhunës ndaj nëpunësve civilë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!