30 vite prestigjator/ Rrëfehet Edmond Murraj: Ika në Greqi pa dokumenta, i bëra policit numra shpejtësie

schedule08:52 - 4 Janar, 2024

schedule 08:52 - 4 Janar, 2024

Edmond Murraj është prestigjator dhe iluzionist prej 30 vitesh. Ai i ka befasuar të gjithë me botën e tij të “magjisë”, duke i lënë ‘gojëhapur’.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Murraj ka folur për të gjithë karrierën e tij, që nga fillimet në kohën kur ishte gjimnazist deri te emigrimi në Greqi.

Ai zbuloi se kur i dogjën dokumentat, i kërkoi ndihmë Agron Llakajt, i cili i sugjeroi të bënte disa numra shpejtësie në mënyrë që ta kalonin te dogana.

“Unë në vitin e dytë kur shkoja për pikturë në Liceun Artistik shkoja te Cirku i Tiranës dhe shikoja se si e plasnin tullumbancen dhe pyes për të mësuar sekretin, edhe e mësova. Këtu nisi gjithçka.

Unë merrja mësime nga Cirku i Tiranës dhe më aktivizoi më pas Kosta Kamberi. Kur ika në Greqi nuk e dija greqishten dhe flija në shesh. Unë kisha profesionin tim dhe punoja në një klub dhe pse nuk e dija gjuhën. Në atë kohë flija në një kontejnier në shesh. Ishin ditë të vështira shumë, por kam punuar dhe në ndërtim. Kam 25 vite që merrem me këtë profesion.

 Më dogjën dokumentet dhe shkova në Memaliaj, gjeta Agron Llakajn dhe i thash që të më ndihmonte. Ai më tha që shko në Kakavijë dhe bë një numër shpejtësie se do të kalojnë. Shkova më kaloi polici nga ana jonë, ndërsa nga ana tjetër bëra një numër shpejtësie. Ai u habit dhe më tha futu, më  pas më kërkoi pasaportën, më humbën i thash. Më jep emër dhe mbiemër dhe kalo, më tha”, rrëfeu Murraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!