30 vite nga krijimi i shkollës profesionale “Elena Gjika”, ish-studentet falenderojnë krijuesit: Kanë dalë mbi 600 infermierë

schedule10:13 - 23 Maj, 2024

schedule 10:13 - 23 Maj, 2024

Aurora Kokiçi, Albana Kokiçi dhe Rexhina Çerri janë ish-studentet që kanë dalë nga shkolla profesionale e infermierisë “Elena Gjika”. Kjo shkollë u krijua në vitin 1994 dhe diplomoi qindra infermierë që sot punojnë në Itali.

30 vite nga krijimi i kësaj shkolle profesionale, ish-studentët janë mbledhur dhe kanë kujtuar e falenderuar krijuesit e kësaj shkolle.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, tre infermieret shqiptare janë kthyer pas në kohë, duke ndarë detaje nga vitet më të bukura si studente. Ato madje nuk kanë nguruar të tregojnë se aktualisht janë duke zhvilluar profesionin në Itali, ku dhe kanë role shumë të rëndësishme në repartet mjekësore.

“628 infermierë punojnë aktualisht dhe janë të shkruajtur rregullisht te urdhëri i mjekut në Itali. Pra, ushtrojnë profesionit e infermierit në Itali, nga universiteti Zoja e Këshillit të Mirë dhe “Elena Gjika”, nga 1994 në 2024. Pra, ato që punojnë rregullisht në Itali, kështu që sa kanë dalë nga ’94 dhe deri më sot janë shumë më shumë. Shkolla na ka formuar jo vetëm nga ana profesionale, por dhe nga ana humane, sociale dhe nga ana e etikës personale, sepse këto ishin vlera dhe virtyte të cilat jo çdo kush i kishte në atë kohë. Na janë transmetuar vetëm fal profesorëve që vinin nga Italia dhe jepnin mësim falas. Ajo shkollë është mbajtur deri në 2004 dhe pastaj kaloi në nivel universitar falas me kontribut vullnetar të profesorëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!