Në 24 orët e fundit në Greqi janë zbuluar 1358 raste të reja me COVID-19. 30 pacientë humbën jetën, 333 të tjerë janë në spital në Njësitë e Kujdesit Intensiv.
Rekordi i numrit të infektimeve që janë zbuluar brenda harkut të 24 orëve në Greqi është shënuar në datë 24 gusht të këtij viti, 4608 raste.
Rekordi i numrit të viktimave brenda një dite u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 pacientë./ Abcnews.al


