Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 30 viktima, ndërsa nga tamponët kanë rezultuar 566 raste të reja me koronavirus. Të intubuarit janë 320. 17 të infektuar u zbuluan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit fqinj.
Numri i përgjithshëm i rasteve nga fillimi i pandemisë në Greqi ka shkuar në 149462 nga të cilat 52.1% janë burra.
320 persona trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 225 (70.3%) e të intubuarve janë burra. 86.9% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër.
Sa i përket viktimave me 30 që u shënuan sot, numri i fataliteteve në total ka shkuar në 5518 nga fillimi i pandemisë nga të cilat 3254 (59.0%) burra./ db/Abcnews.al