Chiara Ferragni dhe Fedez festuan 3 vjetorin si burrë dhe grua. Ishte viti 2018 kur dyshja e famshme italiane i thanë “po” njëri-tjetrit në Noto, Sicili. Në këtë ditë speciale, babai i dy fëmijëve e surprizoi bashkëshorten e tij në mënyrën më të bukur.
Fedez e ftoi blogeren për një darkë romantike në Liqenin e Como-s ku dhe kishte improvizuar një skenë për t’i kënduar këngën më të re kushtuar asaj. Ka qenë vetë Chiara e cila e ndau këtë moment emocionues në Instagram.
“Sot, për të festuar 3-vjetorin tonë të martesës, ai më mori në një skenë në mes të liqenit të Komos dhe më këndoi këngën e tij të re të shkruar për mua. Të dua Fedez”, shkruan Chiara. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Leo dhe vajzës Vittoria që erdhi në jetë pak muaj më parë. /abcnews.al