3 vite më parë bënë një dasmë madhështore, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

schedule08:47 - 21 Maj, 2022

schedule 08:47 - 21 Maj, 2022

Përgjatë kësaj jave, ndjekësit kanë pikasur disa veprime që tregojnë se mes këngëtarit Blero Muharremi dhe modeles Afrona Dika ka një krisje në martesë. Dyshja, të cilët kanë afro tre vite që janë martuar, janë ndarë. Këto lajme i kanë konfirmuar burime për Prive.

Mësohet se problemet në lidhje janë të kahershme për shkak të distancës mes Bleros dhe modeles. Këngëtari nuk është zhvendosur në Zvicër, ku Afrona jeton prej vitesh, gjë që ka shkaktuar një krizë mes tyre. Blero ka qenë për herë të fundit në Zvicër rreth dy muaj më parë.

Martohen Afrona Dika dhe Blero Muharremi

Ndërkohë, dyshja ka refuzuar që të japë një koment. Megjithatë, fansat shpresojnë që çifti ta gjejë sërish gjuhën e përbashkët dhe të rikthehen. Kujtojmë që dyshja organizoi një dasmë madhështore në shtator të 2019-ës me shumë të ftuar VIP.

Afrona Dika, Bride to be

Blero dhe Afrona kurorëzojnë dashurinë e tyre, foto nga dasma – Balkanweb.com – News24

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!