3 të hënat që “hapin” Shqipërinë, Rama jep njoftimin: Do hapemi me disa kushte

schedule20:01 - 1 Maj, 2020

schedule 20:01 - 1 Maj, 2020

Kryeministri Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar lehtësimet e 3 të hënave të ardhshme dhe lehtësimet e cdo jave pas tyre.

Rama thotë se nga data 4 maj do të zgjerohen zonat e gjelbërta, në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë brenda së njëjtës familje, dhe të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetkarantinohen në banesë.

Për të hënën e dytë, nga data 11 maj, sipas planit të qeverisë do të hapen disa biznese me protokolle strikte sigurie. Bizneset si; parukeri, berberë, klinika dentare, dyqanet në qendrat tregtare do të hapen në fashën e orës së lirë.

Po ashtu do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 5:00-17:30 ndërkohë që të riatdhesuarit do të vetkarantinohen në banesë.

Nga e hëna e tretë, data 18 maj, sipas Kryeministrit, do të hapen bar/restorantet deri në orën 17:30 dhe vetëm në mjediset jashtë lokalit, sipas kushteve strikte të protokollit të Ministrisë së shëndetësisë, ndërkohë që ndalohet rreptësisht shërbimi cdo shërbim brenda lokalit. Nga kjo e hënë do të shtohen edhe fluturimet e riatdhesimit duke u vetkarantinuar në banesë.

Kryeministri në postimin e tij ka theksuar se ky plan do të ndryshoje nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht.

“??? TRE TË HËNAT E ARDHSHME DHE LEHTĒSIMET E ÇDO JAVE PAS TYRE?

*Ky plan do të ndryshojë, nëse dinamika e epidemisë ndryshon negativisht”, shkruan Rama./abcnews.al